Drejtori i për Siguri i Bashkimit Euiropian Laurent Muschel ka thënë se ideja e shkatërrimit të qytetërimit perëndimor po fiton më shumë mbështetje dhe ky trend po rritet pas fitores së krahut ekstremist në Afganistan.
“Ideja e fundit të qytetërimit europian po i tërheq tek më shumë të rinj” që po joshen në kauza terroriste, tha Drejtori për Siguri Laurent Muschel në fjalimin e tij në Institutin Ndërkombëtar Kundër Terrorizmit të dielën në qytetin Herzilya në Izrael.
Ai ka shtuar se një numër në rritje i adoleshentëve në Gjermani dhe vende të tjera të Europës po radikalizohen në militantizëm për shkak të perceptimit se historia është në krahun e tyre e kundër Perëndimit.
Ai shtoi se terrorizmi me të cilin po ballafaqohet Europa tani “është më pak i organizuar dhe përbëhet nga ‘ujq të vetmuar’ me armatim më pak kualitet, por është thjeshtë në evolucion i kërcënimit terrorist nga një më i centralizuar dhe i bazuar përreth grupeve më të mëdha të terrorit”.
“Ky kërcënim mund të shtohet me kthimin e luftëtarëve nga Siria dhe Iraku” tha Muschel. “Shumë njerëz provuan të shkojnë në Siri dhe Irak që ishin ndaluar” duke i arrestuar dhe dërguar në burg ku janë radikalizuar më tej, dhe shpejt do të dalin në rrugë në numra të konsiderueshëm.
Zyrtari i BE’së për siguri po ashtu ka paralajmëruar se radikalizimi i myslimanëve në Europë nga interneti është më i rrezikshëm tani sesa që ky problem paraqet nga disa xhami, dhe se beteja e BE’së që të shtyjë mediat sociale që të heqin përmbajtje terroriste nuk është afër përfundimit. Muschel tha se Perëndimi nuk mund të ngurroj në këtë çështje.
Luftimi i financimit të vazhdueshëm të terrorizmit mbetet një sfidë dhe synim i BE’së tha Muschel.