Deputeti në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl është emëruar Shef i Misionit Vëzhgues të BE-së që do të monitorojnë procesin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Mandl në një deklaratë për emërimin e tij në krye të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve në Kosovë, është shprehur i bindur se ky mision do të sjellë vlerë të shtuar në procesin zgjedhor.
“Jam i kënaqur që BE-ja më ka besuar përgjegjësinë e udhëheqjes së Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve në Kosovë. Jam i bindur se misioni do të sjellë vlerë të shtuar në procesin zgjedhor. Mezi pres të takohem dhe të bisedoj në teren me autoritet, partitë politike, kandidatët, shoqërinë civile dhe akterët e tjerë elektoral”, ka thënë Mandl.