Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 976 pacientë kanë marrë trajtim mjekësor në klinikat COVID-19, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme.
Sipas njoftimit, 831 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 63 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Raporti sipas klinikave edhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 97 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 90 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 59 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 21 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Spitali i Prizrenit, 130 pacientë
Spitali i Gjakovës, 70 pacientë
Spitali i Pejës, 174 pacientë
Spitali i Gjilanit, 90 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 18 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 51 pacientë
Spitali i Ferizajt, 74 pacientë