Të gjithë pacientët e konfirmuar dhe ata të dyshuar për COVID-19, duhet të drejtohen fillimisht në ambulancat e triazhimit të rasteve COVID-19, të cilat ndodhen në objektin e ish-ambulancave specialistike në Klinikën e ORL-së dhe Oftalmologjisë.
“Stafi mjekësor është i përbërë nga specialist infektologë, specialist pulmologë, dhe specializantë, e staf infermieror. Ambulancat ofrojnë kushte komode si për stafin ashtu edhe për pacientët dhe është e pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme mjekësore”.
“Po ashtu është zhvilluar edhe platforma elektronike e cila mundëson që në kohë reale të shihet numri i vendeve të lira nëpër klinikat COVID-19 të QKUK-së.
Pas kontrollit nga mjeku specialist, pacientët sipas nevoje spitalizohen në klinikat COVID-19”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.