Atletico Madridi ka arritur një fitore tejet të vështirë në udhëtim ndaj Espanyolit, e vlefshme për xhiron e katërt në La Liga.
Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 40-të të ndeshjes, kur de Tomas realizoi.
Espanyoli e shijoi epërsinë deri në minutën e 79-të, kur Yannick Carrasco barazoi shifrat.
10 minutat shtesë të vendosura ishin të mirë se ardhura për ekipin e Diego Simeones. Ishte Thomas Lemar i cili realizoi golin e fitores në minutën e 90+9.
Me këtë fitore, Atletico Madridi shkon në kuotën e 10 pikëve dhe merr pozitën e parë në tabelë.
Në anën tjetër, Espanyoli mbetet i 16-ti me vetëm dy pikë pas katër xhirove.