Një mural i vizatuar për katër ditë me radhë, i ka dhënë pamje ndryshe ndërtesës së Stacionit të Trenave në Ferizaj.
Puna e bërë, u pritë mjaft mirë nga qytetarët kalimtarë.
Ndërsa, autorja Pranvera Sulejmani nga MuralFest Kosova tha se fotografia nuk është zgjedhur rastësisht për t’u vizatuar, njofton Klan Kosova.
“Kjo ka qenë fotografia më e përshtatshme që e kemi pas dhe që është më e mira e mundshme”, tha ajo.
Boshatisja e qytetit e dhuna e ushtruar gjatë luftës së fundit, po ngjall kujtime për ferizajas të tjerë.
“Kjo të kujtojnë ata trenat e famshëm të Holokaustit gjerman”, tha Blerim Grainca, qytetar.
Në afërsi, gjenden edhe disa të tjera të tilla me tematikë të ngjashëm.