Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i ka reaguar kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke i thënë se është piun ideologjik të Isa Mustafës.
Peci tha se kur eskponentë të politikës flasin për ndikim ndaj institucioneve të pavarura, të njëjtit nuk bëzanë kur ish presidenti Thaçi shtyu zgjedhjet në Podujevë, një ditë para se të mbaheshin ato.
“Kur eksponentë të politikës na flasin për guxim, e si kinse askush NUK GUXON ta bëjë këtë e atë, mendojnë se neve na ka kapluar amnezia kolektive e kemi harruar se kush në të vërtetë janë ata: njerëz që me jetën e tyre politike veçse guxim nuk kanë treguar”, ka shkruar Peci në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka përmendur edhe largimin e Donika Gërvalles nga mbledhja e LDK-së, duke thënë se kur eksponentë të politikës flasin për demokracinë, mendojnë se kanë harruar historinë e tyre të re të përjashtimeve e të tërheqjes së njerëzve zvarrë.
“Ani na flasin për demokracinë ata që ndërtuan qeverine anti-kushtetuese, pa vota qytetare, e më atë qeveri avulluan miliona pa ndalë. Menduan se do të avullohen edhe gjurmët e keqpërdorimeve të tyre, por, pa merak, të gjitha do ju dalin ne shesh”.
“Qytetarë të dashur, mbylljuni derën propagandave të tilla, e cila udhëhiqet thjeshtë nga urrejtja e verbuar. Ju e njihni gjithsecilin, sepse e kemi sprovuar veten. E dini kush njëmend punon për demokraci. I keni parë këta abuzues pushteti se si shkelën çdo normë etike e ligjore pergjatë dy dekadave”, është shprehur Peci,.
Më tej, ai tha se presidentja Osmani nuk ka vendosur që t’i shtyjë zgjedhjet dhe se asnjëherë nuk e ka thënë një gjë të tillë.
“Presidentja juaj po e luan rolin e saj kushtetues kur i fton lideret politik për të diskutuar për gjendjen me pandemine dhe ndikimin e saj në procesin zgjedhur (për dallim nga ai parapraku që se konsultonte askend)”, është shprehur Peci.
I pari i ministrisë së Bujqësisë tha se presidentja Osmani në çdo vendim të saj do ta ketë parasysh vetëm interesin qytetarë.
“Në vend të histerive abnormale që shpërndajnë propagandë online për të dëshmuar besnikërinë ndaj politikës Isa Mustafan, ju e dini kujt në të vërtetë t’i besoni. Gjithnjë e keni ditur, e dini edhe tash”, ka shkruar Peci.