Një fëmijë 1-vjeçar ka vdekur pasi është goditur për vdekje nga një kamionetë në rrugën “Mehmet Ali Vironi” në Prishtinë, rreth orës 09:30.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamionetë) dhe një këmbësor (i lindur 2020). Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë lëndimeve dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”, tha ajo.
Tutje ajo ka shtuar se me vendimin e prokurorit ngasësi i automjetit është dërguar në ndalim pë r48 orë.
“Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor me vendim të prokurorit kanë ndaluar ngasësin e automjetit për 48 orë, ndërkohë që janë duke punuar në ndriqimin e rrethanave të këtij aksident”, ka shtuar ajo.