Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaRiaktualizohet strategjia e ekipit të Bahtirit kundër Bedri Hamzës, Lushtaku i demanton

Riaktualizohet strategjia e ekipit të Bahtirit kundër Bedri Hamzës, Lushtaku i demanton

Media të afërta me Agim Bahtirin, sot gjatë ditës raportuan se Sami Lushtaku ka nisur lobimin për Bedri Hamzën në Mitrovicë.

Megjithatë, kjo është demantuar nga vetë Lushtaku, i cili ka sqaruar se ka qenë në një pame në Mitrovicë tek familjarët e tij.

“Kam qenë në Mitrovicë në një të pame te do kushërinj të mi. Nuk e di pse po politizohen edhe kafet e mia me familjarët e mi. Unë jam kah përkujdesem ekskluzivisht për fitoren e PDK-së në Skenderaj dhe portalet e Agim Bahtirit në Mitrovicë i lus që të mos i keqpërdorin edhe vizitat e mia ngushëlluese për agjendën e tyre politike”, ka thënë Lushtaku përmes telefonit për periskopin.

Ndryshe, ditë më parë është publikuar një strategji propaganduese që pretendohej se është e ekipit të Agim Bahtirit për ta sulmuar kandidatin e PDK-së për kryetar, Bedri Hamzën.

Aty thuhej se javën e parë dhe të dytë duhet të merren me Sami Lushtakun, i cili nuk gëzon autoritet tek mitrovicasit vendës dhe duke përdorur thashethemet dhe gjysmë të vërtetat ta lidhin Lushtakun me kandidimin e Bedri Hamzës.

Madje në këtë dokument përmendej se duhet të përfshihet edhe ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ku siç thuhet Veseli duhet të raportohet se ka dërguar një letër nga Haga, gjoja që ai është i pakënaqur me kandidaturën e Hamzës.

Po ashtu, aty potencohej se duhet të bëhen montazhe edhe fotografi të ndryshme denigruese kundër kandidatit të PDK-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments