Saturday, November 23, 2024
HomeBotaBritania gjen 1.500 kilogramë kokainë, ka çmim marramendës

Britania gjen 1.500 kilogramë kokainë, ka çmim marramendës

Gjashtë persona u arrestuan në ujërat afër Plymouth-it të Anglisë, pasi autoritetet konfiskuan 1.500 kilogramë kokainë me vlerë të rreth 120 milionë funteve.

Agjencia Kombëtare e Krimeve në Britani tha se në këtë operacion, përpos personelit të saj, u përfshinë edhe Policia Federale e Australisë dhe Forca Kufitare, të cilat arrestuan një britanik dhe pesë shtetas të Nikaraguas në një jahtë që ndodhej rreth 130 kilometra larg bregdetit, shkruan The Guardian.

Personat e ndaluar, të moshës 24 deri 49-vjeçare, u arrestuan nën dyshimin për trafikim të drogës dhe po mbahen në paraburgim në pritje për t’u marrë në pyetje, njoftuan autoritetet britanike të sundimit të ligjit.

Zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Krimeve, Matt Horne, tha: “Nuk ka dyshim që kjo drogë do të shitej në komunitetet në mbarë Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të atillë për të nxitur më shumë krimë dhe mjerim. Grupet e krimit të organizuar frymëzohen nga paratë.”

“Për më tepër, arrestimi i burrave që transportojnë drogë nënkupton se grupi i krimit ka humbur kriminelë të besueshëm, të cilët do të ishin kyç për operacionin e tyre”, shtoi zyrtari britanik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments