Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeNga sot mund të filloj aplikimi për shtesat për fëmijë dhe lehonat

Nga sot mund të filloj aplikimi për shtesat për fëmijë dhe lehonat

Qeveria e Kosovës dje ka marr vendim për zbatimin e masës 3.5 përkatësisht pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka shpjeguar mënyrën se si mund të aplikohet për shtesat prej 170 euro për lehonat dhe shtesat prej 10-20 euro për fëmijët.

Apikimi duhet të bëhet në platformën e-Kosova.

Për mbështetje mund të aplikojnë të gjitha lehonat që kanë lindur fëmijën pas datës 1 gusht 2021 dhe që janë të moshës mbi 18-vjeç.

Ndërsa, për të përfituar nga shtesat e fëmijeve, që nga sot mund të aplikohet në eKosova.

Nga këto shtesa mund të përfitojnë të gjitha nënat që kanë lindur fëmijën në vitin 2020 apo 2021.

Nga 1 janari 2022, aplikimi do të hapet edhe për fëmijët që kanë lindur në vitin 2018 e tutje, dhe njësoj do të zgjerohen grupmoshat e fëmijëve që përfitojnë, çdo 6 muaj, derisa të mbulohen të gjitha moshat nën 16 vjeç.

Për fëmijët 0-24 muaj, shtesat do të jenë 20 euro/muaj, kurse nga 24 muaj deri në 16 vjeç, nga 10 euro/muaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments