Analisti Petrit Zogaj i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me deklaratat për hapjen e arkivave të UÇK’së. Zogaj thotë se “Kosova ka marrë një goditje të mirë në ujdinë e para dy ditëve” në Bruksel.
“Logjika e njeriut ne IQ me te larte ne Kosove. Po thote, arkiva shteterore eshte e hapur per te gjithe, pra ka qene edhe per Serbine”, shkruan Zogaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Pra, sipas kesaj logjike te kalbur, Serbia ka pranu t’i hape arkivat e saj pa marre asgje si kundervlere, sepse arkiva e Kosoves ka qene e hapur”, shton ai.
“Pse Serbia ishte dashte me e be kete koncesion qe me i hape arkivat e saj, nderkohe qe ka pase qasje ne ato te Kosoves ne cfaredo rrethane? Ne kete pyetje, as ky njeri me kete IQ nuk ka se si me e shpjegu, pos me faktin qe Kosova ka marre nje goditje te mire ne ujdin e para dy dite”, theksoi Zogaj.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tregoi se në takimin me përfaqësuesin e palës serbe, Petar Petkoviq të mërkurën janë marrë vesh që të hapen të gjitha arkivat.