Situata e rënduar me pandeminë bëri që procesi mësimor të mos nis më 1 shtator. IKSHPK po rekomandon që masat anti-covid të vazhdojnë edhe më tutje.
Një vlerësim që procesi mësimor duhet të shtyhet e ka edhe infektologu Shemsedin Dreshaj.
Ai thotë se fillimi i mësimit para tetorit paraqet rrezikshmëri të lartë infektimesh.
“Mësimi i sigurt s’mund të fillojë as para datës 1 tetor. Për shkak se nën 1 është ëprfshirja, nën 2 është doza e dytë dhe nën 3 është intervali dy javor që ka nevojë secili person që ka marrë dozën e dytë që të sigurojë imunitet stail”, tha Dreshaj për RTV Dukagjini.