Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaHisen Berisha për hapjen e arkivave: Ka qenë shkarje e zëvëndëskryeministrit

Hisen Berisha për hapjen e arkivave: Ka qenë shkarje e zëvëndëskryeministrit

Ish komandant i UÇK-së, Hisen Berisha e ka komentuar deklaratën e Besnik Bislimit, i cili tha se pala serbe është dakorduar që të hapen arkivat shtetërore, përfshirë ato të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Ai në Info Magazinë tha se deklarata e zëvëndëskryeministrit Besnik Bislimit është një shkarje.

“Mendoj se kjo ka qenë një shkarje e zëvëndëskryeministrit, sepse të jepet pajtimi për hapje dosjesh, nuk ka asnjë send dhe për më tepër është në dëm të Kosovës, për shkak të zvarritjeve që do të shkaktohen në proces”, tha Berisha.

Berisha e quajti të pakuptimtë pretendimin se ekzistojnë arkiva të UÇK-së, njofton Klankosova.tv.

“Të pretendohen se ka arkiva të UÇK-së, ku do të gjenden fakte me të cilin kishin me u verifiku dhuna dhe krimet që gjoja paskan kryer shqiptarët ndaj ushtrisë dhe policisë serbe është inekzistente dhe e pakuptimtë”, tha ish komandant i UÇK-së.

Tutje, ai shtoi se gjithë çka mund të ketë janë disa blloqe shënimes të dikujt, ose evidenca mjekësore, mbi llojin e plagës ose të asaj se nga çka është shkaktuar vdekja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments