Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaQeveria ndanë 40 mijë euro për familjen e dy fëmijëve që vdiqën...

Qeveria ndanë 40 mijë euro për familjen e dy fëmijëve që vdiqën tragjikisht nga zjarri

Kryeministri Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Sadrija, në fshatin Ujz të Gjakovës, të cilët kanë humbur dy fëmijët, pasi zjarri kishte kapluar shtëpinë e tyre, derisa ata ishin në gjumë.

 

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit.

Kryeministri Kurti u shprehu ngushëllime familjarëve dhe i inkurajoi që të gjejnë forcë për ta përballuar dhimbjen për vdekjet e rënda të fëmijëve të tyre, të moshës 12 dhe 13 vjeçar.

Ai tha se bashkëndjen me familjarët dhe se institucionet e Kosovës do t’ju qëndrojnë afër. Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndajë 40 mijë euro ndihmë për familjen Sadrija.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments