Robert Muharremi, pjesëtar i Grupit të Ekspertëve që mbështet delegacionin kosovar në bisedimet me Serbinë është distancuar nga deklaratat e Besnik Bislimit për arkivat e UÇK-së.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se këto deklarata kanë dëmtuar përpjekjet e delegacionit të mëhershëm që UÇK të mos përfshihet në asnjë formë në diskursin e perzonave të zhdukur.
“Si pjesëtar i grupit të eksperteve në mbështetje te delegacionit ne bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, personalisht dhe profesionalisht distancohem nga qëndrimi i delegacionit lidhur me arkivat dhe përfshirjen e UÇK ne diskursin për personat e zhdukur. Deklaratat e fundit kanë dëmtuar përpjekjet e delegacionit të mëparshëm që UÇK të mos përfshihet në asnjë mënyrë në diskursin rreth personave të zhdukur.”, ka shkruar ai në Facebook.
Siç ka thënë ai, kjo deklaratë është shumë e dëmshme për Kosovën marrë për bazë periudhën kur krerët e UÇK-së po gjykohen në Hagë për krime lufte.
Muharremi ka vlerësuar se hapja e arkivave te UÇK ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Serbisë për te
“Nuk është me rëndësi se si dhe në çfarë konteksti është bere deklarata, por efekti i saj, i cili tani ka përfshirë edhe UÇK si pjese te problemit. Kjo është e dëmshme dhe me pasoja për Kosovën, marrë parasysh edhe proceset gjyqësore që po zhvillohen në Hagë kundër UÇK, dhe për këtë arsye distancohem nga ky proces”, ka shtuar Muharremi.