Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeDemokratët grisin fletët e votimit gjatë votimit për kryetaren e Kuvendit

Demokratët grisin fletët e votimit gjatë votimit për kryetaren e Kuvendit

Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë është duke u votuar emërimi i Lindita Nikollës si kryetare të parlamentit.

 

Më herët është raportuar se në mbledhjen e PD-së Basha i ka porositur demokratët se si duhet të sillen në seancën e Kuvendit. Ai i porositi ata që të votojnë kundër Nikollës dhe ndërsa po mbahet seanca, vihet re se porosia e Bashës është vënë në zbatim.

Sikurse shihet edhe nga pamjet deputetët demokratë nuk votojnë për Nikollën, por në shenjë proteste grisin fletën e votimit.

Kurse, në kuti janë hedhur vetëm fletat e votimit nga ana e socialistëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments