Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaPllana: Delegacioni kosovar më telefonoi nga Brukseli duke më pyetur se çfarë...

Pllana: Delegacioni kosovar më telefonoi nga Brukseli duke më pyetur se çfarë shkruan në libër

Nysret Pllana, autori i librit “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999” përmbajtja e të cilit është diskutuar në takimin e fundit në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë ka thënë se delegacioni i Kosovës e kanë telefonuar për ta pyetur lidhur me librin që e ka botuar.

 

Pllana i ftuar në emisionin ‘Frontal” të T7 u shpreh se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi me deklaratën e tij për arkivat për UÇK-në ia ka futur kot sepse UÇK-ja s’ka pasur arkiva asnjëherë.

“Delegacioni shqiptar duhet të jetë më i përgatitur, ata më thirrshin pardje nga Brukseli se çfarë shkruan në atë faqe, çfarë në atë faqe, merre me mend çfaër papërgjegjësie. Profesor po shkruan fusnota, Arkivi i UÇK-së. Serbia po thirren për një fusnotë në librin e krimeve serbe mbi shqiptarët. Ky libër është vet arkivi i UÇK-së, ky libër e vërteton gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Kur e hap librin për lexim shkruan se ky libër është përgatitur në Arkivin Shtetëror të Kosovës përkatësisht grumbullimin e fakteve në sektor të Arkivit për UÇK-në, sepse s’ka pasë arkiv Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe këtu s’ka asnjë keqkuptim. Arkivat duhet të nxirren nga Serbia pushtuese, ata i posedojnë arkivat”, tha Pllana.

Ai ka kritikuar kryenegociatorin kosovar Bislimi lidhur me deklaratën e tij se janë dakorduar për t’i hapur arkivat shtetërore të Serbisë dhe Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në

“Besnik Bislimi ia ka fut kot kësaj radhe, ka shkuar i painformuar, kanë qenë 7 zona të UÇK-së, secila e ka pasë nga një reporter, ata reportera i kanë dërgu informacionet në Radio Kosova e Lirë dhe agjencinë e lajmeve KosovaPress. Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia e Lajmeve KosovaPress posedon të gjitha materialet e krimeve serbe në Kosovë gjatë luftës së fundit”, ka thënë Pllana.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments