Saturday, November 16, 2024
HomeBotaDalin foto të reja të Kimit të Koresë, thuhet se ka humbur...

Dalin foto të reja të Kimit të Koresë, thuhet se ka humbur së paku 20 kilogramë

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, mori pjesë në një paradë ushtarake të vendit të vet. Kjo ishte paraqitja e parë e tij në publik pas një kohe të konsiderueshme.

Në fotografitë e publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve shihet udhëheqësi me stil flokësh të ngjashëm si të gjyshit të tij, themelues i Koresë Veriore, Kim Il-sung, shkruan Independent.

Në mesnatë, Kimi u shfaq për t’i duartrokitur ushtarët që po parakalonin. Ndonëse nuk mbajti ndonjë fjalim, atij duket se i pëlqeu parada, sepse në fytyrë shihej i buzëqeshur. Ai puthi disa fëmijë, të cilët i dhuruan lule.

Politikani 37-vjeçar, i njohur më parë për mbipeshën e tij, ka qenë temë e spekulimeve rreth shëndetit, duke e marrë parasysh historinë familjare të sëmundjeve të zemrës. Babai dhe gjyshi i tij kanë vdekur nga problemet në zemër.

 

Raportohet se ai ka humbur së paku 20 kilogramë në muajt e fundit. Dallimi në pamjen trupore të tij u vërejt së pari në qershor, kur ishte paraqitur në publik pas një kohe të gjatë.

Ndryshe, raportohet se Koreja Veriore është duke u përballur me mungesë të ushqimit për shkak të thatësisë së këtij viti e stuhive të vitit të kaluar. Ekonomia është goditur edhe nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara shkaku i programit bërthamor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments