Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin.
“Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka deklaruar ajo.