IndeksOnline ka kontaktuar të dy palët, pronarin e objektit dhe kreun e inspeksionit në Podujevë.
Argjend Qerimi, pronar i tokës dhe objektit ka thënë se kur ka ardhur inspeksioni, ndërtimi i vrazhdë i objektit ka qenë i përfunduar.
“Rrënimi është dashtë të bëhet që atëherë e jo me të lënë me investu rreth 1 milionë euro. Rrënimi po bëhet për hakmarrje politike”, ka thënë Qerimi duke shtuar se nuk e kanë lejuar të bëjë ankesë në shkallë të dytë në Ministrinë e Planifikimit Hapësinor.
Ai thotë se nuk e kanë leju ti drejtohet as gjykatës pasi që vendimin për rrënim e kanë bërë të plotfuqishëm menjëherë.
IndeksOnline ka pyetur edhe drejtorin e Inspeksionit në Komunën e Podujevës, Bedri Maqastena i cili ka sqaruar se procedurat për rrënimin e këtij objekti kanë nisur para pesë muajve.
“Ekzekutimi i vendimit për rrënim është kryer pasi që paraprakisht janë zhvilluar të gjitha procedurat konform ligjeve të aplikuara nga Inspektorati i Ndërtimit lidhur me trajtimin e objekteve pa leje”, ka thënë Maqastena duke shtuar se procedurat kanë filluar në muajin mars 2021.
Rrënimi është bërë në asistencë të Policisë së Kosovës dhe nuk ka pasur ndonjë rezistencë nga pronari i tokës dhe objektit.
Burimet e IndeksOnline kanë thënë se inspekcioni i ka bërë kërkesë “Viva Fresh Store” që ta largoi mallin sepse do të nis rrënimi i objektit, mirëpo pavarësisht kësaj kërkese malli nuk është larguar.
Po ashtu sipas burimeve, inspektorët i kanë ndërpre punimet në këtë objekt dhe kanë lëshuar gjoba, por pala nuk ka dëgjuar dhe ka vazhduar me punime.