Është varrosur zyrtari i PDK’së, Astrit Ademaj, i cili u vra mbrëmjen e së mërkurës në Pejë.
Në media është publikuar edhe një fotografi nga ceremonia e varrimit. Në foton e publikuar, shihet se numri i personave që kanë marrë pjesë në varrim është kogja i madh.
Ndryshe, përveç Astrit Ademajt, të mërkurën në Pejë mbeti i vdekur edhe ish-bashkëpartiaku i tij, Blerand Kadriaj.
Ademaj dhe Kadriaj dyshohet se u gjuajtën me armë mes vete, duke pësuar lëndime vdekjeprurëse kryesisht në pjesën e gjoksit dhe barkut. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avniu, i cili pas trajtimit mjekësor është prangosur dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.