Një aksident trafiku ndërmjet tri veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Veternik” të Prishtinës, ku ka mbetur i lënduar një person.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:30, në Veternik, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore ka kërkuar një person. Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka deklaruar Ahmeti.