Një konfrontim në mes një qytetari dhe një pjesëtari të Policisë së Kosovës ka ndodhur para pak minutash në sheshin e Vushtrrisë.
Sipas dëshmitarit të rastit bëhet fjalë për mosmbajtjen e maskës.
Në video shihet se si pjesëtari i Policisë e kishte kapur të moshuarin, gjersa priste që të vinte patrulla tjetër policore.
Po ashtu, i moshuari dëgjohej duke bërtitur e kërkuar që t’ia lëshonte dorën.
“O ma kpute dorën o zotëri, vet vi, amani të koftë, vet po vi o zotëri po lshoma dorën se vet jam tu ardh”, dëgjohet duke thënë i moshuari.
Kjo ngjarja ka ndodhur në mes të sheshit të Vushtrrisë ku dhjetra persona ishin mbledhur për të parë çfarë po ndodhte.
Njëri prej tyre dëgjohet duke thënë “ Lëshoja dorën se ia theve dorën”.