Ylli Lionel Messi ka shënuar golin e 79 personal mbrëmë me Kombëtaren e Argjentinës, kështu duke thyer rekordin e Peles si golashënuesi më i mirë në histori të Amerikës së Jugut.
Messi shënoi tre gola në ndeshjen kundër Bolivisë, ndeshje kjo që ishte e vlefshme për fazën kualifikuese për në Botërorin “Katar 2022”, ku tani ka dy gola më shumë se sulmuesi legjendar Pele.
Tani vetëm dy yje të Brazilit kanë më shumë gola se Messi në nivel kombëtaresh, Marta që gjendet në kuotën e 109 golave dhe Cristiane që ka 96 sosh.
“Me të vërtetë dëshiroja që ta shijoj atë sa më shumë. Kam pritur shumë kohë për këtë gjë, e kam synuar dhe e kam ëndërruar. Është një moment unik mënyra se si ndodhi pas një kohe të gjatë që kam pritur”, tha Messi.
“Nuk ekziston një mënyrë më e mirë se ta festojë këtë gjë këtu në Argjentinë. Mamaja ime, vëllezërit e mi janë në stadium. Ata kanë vuajtur shumë, dhe sot ata janë këtu duke festuar. Jam tejet i lumtur”, shtoi ylli argjentinas.
Me tre golat e shënuar mbrëmë kundër Bolivisë, Messi në ranglistën e golashënuesve më të mirë amerikano-jugor kaloi edhe ish-bashkëlojtarin e tij tek Barcelona, Luis Suarez.
Po ashtu, Messi është golashënuesi më i mirë i Argjentinës që nga viti 2016, ku e tejkaloi me gola Gabriel Batistuta, i cili gjendet në kuotën e 54 golave.