Aida Dërguti, që mbante postin e nënkryetares së Lëvizjes Vetëvendosje, është përfshirë në debatin për arkiva të UCK-së, e cila nisi me një deklaratë të Besnik Bislimit.
Aida Dërguti, ish-deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-ushtare në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është përfshirë në këtë debat.
Ajo, ndaj deklaratave të Bislimi, i është përgjigjur me këngën “Marshi i UÇK-së”, duke shkruar “Fillojmë me shpalosje të arkivave”
Zëvnedëskryeministri Besnik Bislimi, i cili udhëheq dialogun teknik me Serbinë, tha dje se palët janë marrë vesh për hapjen e arkivave, përfshirë këtu edhe arkivat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo ka nxitur reagime në Kosovë, për shkak se krerët e UÇK-së kanë thënë vazhdimisht se UÇK-ja nuk ka arkiv.
“Gjatë takimit trilateral, pala serbe ka deklaruar se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat, sipas tyre nënkupton edhe arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në. Unë mendoj që kjo është në interes tonë sepse shumica e varrezave masive ku pretendohet se janë pjesët e mbetura të mbi 1600 qytetarëve ndodhen në këto varreza për të cilat kanë informata kryesisht arkivat ushtarake të Serbisë”, ka deklaruar dje Bislimi.