Friday, November 15, 2024
HomeLajmeKosovaQerkini kërkon që Qeveria t’i ftojë në takim: Mëkat nëse s’na informon...

Qerkini kërkon që Qeveria t’i ftojë në takim: Mëkat nëse s’na informon për dialogun

Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini, ka thënë se është mëkat i madh nëse Qeveria nuk i fton në një takim për t’i informuar se çfarë është diskutuar në Bruksel.

Ai në një deklaratë tha se  kishte me qenë një gabim i madh nëse një gjysmë ore nuk iu kushtohet familjarëve për të ju treguar diskutimin në dialog dhe planin tutje.

“Kishte qenë gabim i madh dhe mëkat jashtëzakonisht i madh nëse nuk na thirrin dhe të na tregojnë se çfarë është folur dhe çka kanë në plan më tutje pasi është prioritet çështja e personave të pagjetur. Edhe familjarët do të jenë të zhgënjyer nëse nuk i thërrasim me ju tregu sepse nuk është punë e madhe me fol gjysmë ore me familjarët”, tha Qerkini.

Tutje, Qerkini theksoi se janë pro dialogut me kushtin e vetëm që  të jetë njëra nga  çështjet primare, raporton EO.

“Duhet të bëhet një bisedë e dialogut për personat e pagjetur  me një grup ekspertësh dhe doli se nuk ka shku ky grup, por ka shku zëvendësministri dhe Andin Hoti i cili është emëruar në kryesinë e dialogut me Serbinë për personat e pagjetur. Të gjitha këto kryeministri i përfundoj me një fjalë se do të bisedojnë me Brukselin dhe jo Beogradin sepse është një çështje që nuk pret më”.

Ai po ashtu tha se nuk është bërë sa duhet për zbulimin e varrezave ku dyshohet se ka trupa të 15 intelektualëve në Zubin Potok, gërmime këto që do rifillojnë nga java e ardhshme përsëri.

“Kemi një lloj kuraja se do të përshpejtohet ky proces, por se sa do të punohet le të shohim ku deri më tash kemi një stagnim pjesërisht të personave të pagjetur, pasi që ka një kohë që  kemi urdhëresë të Prokurorisë që të gërmohet një pjesë ku është thënë se janë 23 persona të pagjetur në komunën e Zubin Potokut, ku ka edhe shënime dhe dëshmitarë dhe nga 2013 kërkohet që të gërmohet. Nga java tjetër pritet që prapë të fillon gërmimi të 15 intelektualëve”.

Ndryshe të martën dhe të mërkurën delegacionet nga Kosova dhe Serbia janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut, ku Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë që gjatë takimeve në Bruksel me palën serbe lidhur me dialogun, çështja e vetme që është diskutuar ka qenë “çështja e të pagjeturve”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments