Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, i cili u vra mbrëmjen e së mërkurës, do të varroset të premten, raporton Express
Lajmin e ka bërë të ditur miku i Ademajt, Arton Muhaxheri, i cili ka bërë të ditur se varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Katund i Ri.
Ndryshe, përveç Astrit Ademajt, të mërkurën në Pejë mbeti i vdekur edhe ish-bashkëpartiaku i tij, Blerand Kadriaj.
Ademaj dhe Kadriaj dyshohet se u gjuajtën me armë mes vete, duke pësuar lëndime vdekjeprurëse kryesisht në pjesën e gjoksit dhe barkut. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avniu, i cili pas trajtimit mjekësor është prangosur dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje