Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka reaguar zv/kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se hapja e arkivave të UÇK-së në këmbim të hapjes së atyre të Serbisë është në favor të Kosovës.
Krasniqi në një postim në Facebook ka publikuar flamurin e UÇK-së të cilit i ka vendosur edhe një mbishkrim.
“E shenjtë, e pastër, e përhershme, e paprekshme!”, ka shkruar Krasniqi.
Ndryshe, deklarata në fjalë e Besnik Bislimit ka shkaktuar nervozizëm dhe reagime të vrullshme nga figura publike, kryesisht ato të opozitës, duke pasë parasysh procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.