Sot nga njësiti i hetimeve të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për rreth 15 raste të vjedhjeve.
Rastet kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti theksoi se personi i arrestuar është J.H, 31 vjeç.
“Puna e hetuesve të stacionit policor Qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative në një lokacion në Fushë Kosovë, kanë arritur që ta arrestojnë personin e dyshuar J.H . mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”.
“Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”.