Sunday, November 24, 2024
HomeSportRoberto pranon uljen e pagës në kontratën e re

Roberto pranon uljen e pagës në kontratën e re

Sergi Roberto ka vendos ta ndihmojë klubin me uljen e pagës.

Barcelona është duke kaluar një periudhë të vështirë financiare dhe u ka kërkuar disa futbollistëve të ulin pagën.

Sipas ‘Radio Catalunya’, Roberto ka pranuar të nënshkruajë kontratë të re duke përfshirë një ulje page prej 35%.

Kështu mbrojtësi i bashkohet Gerard Piques, Jordi Albas dhe Sergio Busquets që gjithashtu kishin pranuar uljen e pagës që të ndihmojnë klubin.

‘Blaaugranët’ kishin fakturat e pagave shumë të larta 110% që gjë iu kushtoi me largimin e Leo Messit.

Megjithatë, tani faktura ka rënë në 85% dhe gjendja financiare e klubit pritet të stabilizohet në vazhdim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments