Edhe ish-ministrja për Dialog, ish-kryenegociatorja e Kosovës në këtë proces, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës se zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ka thënë se gjatë takimit në Bruksel pala serbe është pajtuar që të hapën arkivat, duke përfshirë edhe ato të UÇK-së.
Tahiri përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se është skandaloze barazimi i arkives së një ushtrie vrastare me atë të një ushtrie çlirimtare.
“Dështim i pafalshëm i delegacionit të Kosovës në dialogun e Brukselit dje”, ka shkruar Edita Tahiri