Kancelarja gjermane mund të ketë qenë në mëdyshje për ta përshkruar veten si feministe në të kaluarën, por tash kur po numëron ditët e saj të fundit në detyrë, ajo e ka bërë të ditur pozicionin e saj.
Duke folur me gazetarët pas një ngjarjeje me shkrimtaren nigeriane Chimamanda Ngozi Adichie në Düsseldorf të mërkurën, Merkel foli për perspektivën e saj të re mbi feminizmin.
“Në thelb, bëhet fjalë për faktin se burrat dhe gratë janë të barabartë, në kuptimin e pjesëmarrjes në shoqëri dhe në jetë në përgjithësi. Dhe në këtë kuptim mund të them: “Po, unë jam feministe. ”
“Ne të gjithë duhet të jemi feministë!”
Kjo deklaratë i dha përgjigjen e shumëkërkuar edhe në samitin e Grave20 në Berlin, në 2017, kur Merkel u pyet drejtpërdrejt nëse ajo ishte feministe.
Në atë rast, Merkel nuk iu përgjigj pyetjes drejtpërdrejt, duke shkaktuar kritika dhe zhgënjim nga shumë njerëz.
Në ngjarjen e së mërkurës, kancelarja e parë femër e Gjermanisë ishte më e sinqertë dhe pranoi qasjen e saj ngurruese në të kaluarën.
“Tani është më e menduar. Dhe në këtë kuptim, mund të them që të gjithë ne duhet të jemi feministë.”
Komenti i saj nxiti një duartrokitje nga auditori, si dhe miratimin entuziast nga Adichie-libri i të cilit në TEDx 2012 “Ne duhet të jemi të gjithë feministë”, është cilësuar si një tekst themeli i feminizmit të shekullit 21.