Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaDy 18-vjeçarë kapen me teste të falsifikuara në kufi

Dy 18-vjeçarë kapen me teste të falsifikuara në kufi

Dy 18-vjeçarë janë kapur në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit, duke tentuar të dalin nga Kosova me teste për COVID-19 të faklsifikuara.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi.

“Të dyshuarit E.F., (viti i lindjes 2003) dhe A.A (viti i lindjes 2003) kane prezantuar tek autoritetet policore dy dokument, vërtetim të testit RT-PCR Test Sars-CoV-2, të lëshuara nga QKMF ne Gjakovë. Zyrtarët policorë kanë kontaktuar me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF)-Gjakovë, nga ku është konfirmuar se dokumentet e prezantuara nuk janë të evidentuar si dokumente të lëshuara në QKMF –Gjakovë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti “legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”.

“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, bazuar në rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarve iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘legalizim i përmbajtjes së pa vërtetë’. Dokumentet janë konfiskuar nga ana e policisë, rasti bazuar në aktvendimin e prokurorit vazhdon në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments