19 mijë e 458 vaksina janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Express.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se deri tani në vend janë administruar 975 mijë e 279 vaksina.
637 mijë e 132 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës, 338 mijë e 147 persona kanë marrë të dy dozat.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.458 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975.279 doza të vaksinës. Deri më sot 338.147 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 10.851 testime, 703 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se nga kjo javë qendrat e vaksinimit do të punojnë edhe gjatë vikendit dhe festive zyrtare.