Saturday, November 16, 2024
HomeBotaSulmet terroriste në Paris, nis “gjyqi i shekullit”, i dyshuari u bërtet...

Sulmet terroriste në Paris, nis “gjyqi i shekullit”, i dyshuari u bërtet gjykatësve

I dyshuari kryesor i sulmeve terroriste që lanë 130 të vdekur në Paris, e përshkroi veten si ushtar i Shtetit Islamik dhe i bërtiti një gjykatësi të lartë në nisje të atij që është pagëzuar si gjyqi i shekullit, ditën e mërkurë.

31-vjeçari Salah Abdeslam besohet të jetë i vetmi i mbijetuar i grupit të terroristëve që ndërmorën sulmet me armë zjarri dhe bomba, në 6 restorante dhe bare të Parisit, sallën e koncerteve në Bataklan dhe Stad de France, në 13 nëntor të 2015-s. Ai u shfaq në gjykatë i veshur me të zeza dhe me maskë në fytyrë. I pyetur lidhur me profesionin e tij, franko-marokeni hoqi maskën dhe tha para Gjykatës së Parisit: “Hoqa dorë nga puna ime për t’u bërë një ushtar i ISIS”, raporton A2news.

Ndërsa të dyshuarit e tjerë, që akuzohen se kanë ndihmuar agresorët e sulmit, ju përgjigjën thjesht pyetjeve rutinë lidhur me emrin dhe profesionin, Abdeslam e shfrytëzoi nisjen e gjyqit për të marrë një pozicion të qartë. I pyetur nga gjykatësi për emrin e tij, 31-vjeçari citoi Shahë, një betim Islamik.

“Dua të dëshmoj se nuk ka asnjë Zot përveç Allahut dhe se Muhamedi është profeti i tij”.

Më vonë, ai i bërtiti gjykatësit të lartë për dy minuta, duke u ankuar se të akuzuarit ishin trajtuar si qen. Siç raportojnë mediat vendase, në këtë moment reagoi dikush nga publiku. “Bastardë, vratë 130 vetë’, u dëgjua nga salla. Gjyqi do të zgjasë 9 muaj e do të përfshijë 1800 padi civile dhe më shumë se 300 avokatë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments