Saturday, November 16, 2024
HomeSport“Ata më thanë mua se Haaland 100 për qind do shkojë në...

“Ata më thanë mua se Haaland 100 për qind do shkojë në Madrid”

Dy analistët Christian Vieri dhe Antonio Cassano biseduan në kanalin e tyre Twitch, lidhur me transferimet e reja të Real Madrid.

 

Real Madrid është duke u përgatitur për epokën e re të “Galaktikëve” dhe në janar pritet të nënshkruajnë marrëveshje paraprake me Kylian Mbappe.

Sidoqoftë, Cassano beson që edhe Haaland verën tjetër do t’i bashkohet “Los Blancos”.

“Ata më thanë mua: “Kujdes, Bayern dëshiron ta transferojë Haaland’. Dhe pastaj që Madrid e do Lewandowski për disa vite, është e kuptueshme për mua”, tha Cassano.

Vieri pastaj u përgjigj: “Mirë, në dorën tjetër, ata më thanë mua se Haaland do shkojë në Madrid 100 për qind. Kështu më treguan, por nuk e di nëse është e vërtetë”, pastaj Cassano menjëherë reagoi: “E kam fjalën, Mbappe qaoo”.

Sidoqoftë, ende nuk dihet për objektivat e radhës të klubit madrilen.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments