Kryeprokurori i Lushnjes Arben Dyla është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimi për shkak të problemeve me pasinë.
Prokuroria Dyla, i cili u gjend në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, në momentin që Policia e arrestoi atë me urdhër të SPAK-ut pas dyshimeve për shpërdorim të detyrës, u hetua vetëm në një kriter, atë të pasurisë.
Trupa gjykuese, e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Firdes Shuli ngriti pikëpyetje të forta në lidhje me pasurinë e kreut të Prokurorisë së Lushnjës. Dyla e ka filluar karrierën si prokuror në vitin 2001 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat.
Në vitin 2008 ai është transferuar për të kryer funksionin në Prokurorinë e Lushnjës.
KONSTATIMI
Sipas Komisionit, prokurori ka dhënë 50 mijë euro me interes 2 për qind, një biznesmeni për një periudhë prej 5 vitesh.
Sipas kontratës të lidhur mes palëve në vitin 2016, deri në fund të vitit 2021, biznesmenit duhet t’i kthente Dylës shumën prej 110 mijë eurosh. Si garanci për shlyerjen e shumës, ai kishte lënë një apartament, në të cilin jetonte prokurori, çka bëri të ngriheshin dyshime për një kontratë fiktive.