Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosovaRasti tragjik në Tetovë, reagon Haradinaj: Jemi bashkë me familjet që pësuan

Rasti tragjik në Tetovë, reagon Haradinaj: Jemi bashkë me familjet që pësuan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëm në spitalin modular në Tetovë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj është solidarizuar me familjet që pësuan, kryetaren e Tetovës dhe të gjitha autoritetet shtetërore në Maqedoninë e Veriut.

“I trishtuar nga tragjedia në spitalin modular të Tetovës. Në këtë kohë dhembje, jemi bashkë me familjet që pësuan, ndërsa lutemi për shërimin sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit.

Solidarizohemi me kryetaren e komunës znj. Teuta Arifi dhe të gjitha autoritetet shtetërore atje, për përpjekjet e tyre në shpëtimin e jetëve”, ka shkruar Haradinaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments