Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaReagon kryetari i Deçanit: Na këpute në shpirt Blerand Kadrijaj

Reagon kryetari i Deçanit: Na këpute në shpirt Blerand Kadrijaj

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur në Pejë.

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sonte në qytetin e Pejës ku viktima janë dy zyrtarë të PDK-së.

Të vrarë kanë mbetur kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, si dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj, ndërkohë që është plagosur edhe një person tjetër.

“Na këpute në shpirt Blerand Kadrijaj”, ka shkruar shklurt Ramosaj për bashkëvendasin e tij.

Për vrasjen e dyfishtë deri më tani është arrestuar vetëm një person.

Zyrtarë të lartë shtetërorë kanë kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të detajeve të rastit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments