Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga organet e rendit zbardhjen e shpejt të vrasjes së dyfishtë që ndodhi në qytetin e Pejës. Osmani ka ngushëlluar familjet e të vrarëve.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Pejës dhe ka kërkuar nga organet e rendit që të punojnë intensivisht në zbardhjen e vrasjes.
Kandidati i PDK’së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK’së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj, u vranë sonte. Një tjetër u plagos.