Pas ngjarjes tragjike që ndodhi në qytetin e Pejës, ku të vrarë mbetën dy persona ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune.
Kryetari i Pejës nga radhët e LDK-së ka ngushëlluar familjarët e të viktimave pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në këtë qytet.
Muharexhi tha se është i tronditur me vrasjen e dyfishtë që ndodhi në Pejë, me ç’rast i vrarë mbeti kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës.
Postimi i plotë:
Jam shumë i tronditur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur minuta më parë në Pejë, me ç’rast u vra dhe kandidati për Kryetar të Komunës së Pejës nga rradhët e PDK-së, Astrit Ademaj. Shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjeve për humbjen e dy jetëve të reja./Lajmi.net/