Dy persona janë vrarë pas të shtënave që kanë ndodhur sonte në Pejë.
Dy prej të vrarëve raportohet se janë kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, dhe ish-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka folur lidhur me rastin.
“Rreth orës 20:20 minuta policia është informuar se në afërsi të shkollës Ekonomike në Pejë ka të shtëna me armë zjarri. Me të marrë informacionin policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është kuptuar se nga këto të shtëna tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe gjithnjë sipas ekipit mjekësor, kanë konstatuar vdekjen e dy viktimave. Në vendin e ngjarjes janë njësitë relevante të policisë së Kosovës gjithashtu edhe Prokuroria e shtetit”, tha ai.