Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaTrendafilova: Nuk jam e kënaqur kur dëgjoj se për Specialen flitet se...

Trendafilova: Nuk jam e kënaqur kur dëgjoj se për Specialen flitet se po ndjek qëllime tjera, por jo ato për të cilat është përcaktuar

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka folur për vizitën që bëri ditë më parë në Prishtinë, ku në njërën prej konferencave ajo u prit me protesta.

”Ngjarja e mëngjesit ishte e këndshme, pjesa e vetme jo e mirë ishte fillimi, kur dy zotërinj të rinj hyn me fishkëllima. Në fillim nuk e dija se ishin fishkëllima, mendova se ishte alarmi i zjarrit. Ata nuk ishin të kënaqur, i ftova të qëndronin, sepse doja të flisja me ta, por shpresoj që në ngjarjen e radhës në Mitrovicë vijnë, unë flas me ta me kënaqësi.  Por pyetjet ishin të ndryshme, shumë të rëndësishme, dhe shpresoj se mund tu përgjigjem të gjithave”.

Ajo duke parë pamjet e arrestimeve të aktivistëve të PSD-së, u shpreh se nuk ishte në dijeni se çfarë po ndodhte.

”Unë këto pamje nuk i kam parë natyrisht, sepse isha brenda dhe pyeta përse dy zotërinjtë  e rinj nuk po vijnë, sepse unë i ftova të vinin për të folur normalisht dhe besoj se ishte mirë, pastaj na informuan se ata ishin duke shkruajtur diçka në veturat e policisë dhe ishin duke penguar disa aksione të policisë. Unë shpresoja fuqishëm, dhe jo vetëm pse erdhën me fishëllima, lejoi, kjo ishte mënyra përmes së cilës ata donin të flisnin me mua, por unë doja të vazhdoja.  Shpresoj se do ta pranojnë ftesën time përmes kësaj interviste të rëndësishme. Isha e habitur natyrisht, ishte diçka normale, asgjë për tu shqetësuar, është mënyra se si mund të shprehemi, nuk e dija se kisha pajisje për ta dëgjuar, prandaj kërkova që dikush të ma përkthente, pastaj më thanë përkthimin e keni këtu, por ata u larguan. Prandaj më vonë, në terma të përgjithshëm, më thanë se ata ishin të pakënaqur që unë jam presidente e një institucioni që nuk e respekton drejtësinë dhe njerëzit, e që natyrisht nuk është mandati i Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, por unë i ftoj përsëri”, ka thënë Trendafilova.

E pyetur rreth opinionit të shumë qytetarëve që mendojnë se kjo gjykatë nuk është e drejtë, pasi që deri më tani ka vetëm një etni duke u gjykuar, Trendafilova ka thënë se nuk i pëlqen që e dëgjon këtë gjë.

”Epo nuk më vjen mirë që e dëgjoj këtë, sepse siç e thash, nuk jam duke u përpjekur të ua bëjë qejfin juve apo kujtdo që i intereson puna që ne bëjmë që të ketë një opinion pozitiv apo negativ për neve. Kur them që prioritet i imi është të takohem me përfaqësues të shoqërisë civile, sepse nuk jam e kënaqur kur dëgjoj se qytetarët e Kosovës mendojnë se ky është një institucion i cili është duke ndjekur disa qëllime të tjera, dhe jo atë që është e përcaktuar shumë qartë në mandatin tonë, se është një institucion me një fushëveprim të përkohshëm, me juridiksion të subjektit territorial dhe natyrisht jo duke targetuar asnjë etnicitet apo politikan, ne nuk ndjekim qëllime politike, nëse individët kanë kryer krime gjatë konfliktit në Kosovë dhe pas tij,  natyrisht mund të mbajnë përgjegjësi”, ka deklaruar ajo.

Trendafilova ka deklaruar se ngritja e akuzave ndaj personave është përgjegjësia e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe se Gjykata nuk i di planet e Prokurorisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments