Sonte përballen Kosova dhe Spanja.
Kombëtarja e Kosovës e pret në “Fadil Vokrri” Spanjën sonte nga ora 20:45.
‘Furia e Kuqe’ hyn në këtë ndeshje me të vetmin qëllim për të marrë tre pikë që të ruajë pozitën e parë në grup.
Në anën tjetër ‘Dardanët’ synojnë të ndalim të paktën një pikë në shtëpi.
Ndeshjen e parë mes këtë dy ekipeve të zhvilluar më 31 mars të këtij viti e pati fituar Spanja me rezultat 3-1.
Për Kosovën rikthehet në formacion Elbasan Rashani që mungoi ndaj Greqisë shkaku i lëndimit.
Këto janë formacionet zyrtare të dyja kombëtareve.
Kosova: Muric, Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Vojvoda, Rashani, Loshaj, Dresevic, Bytyqi, Rashica, Muriqi
Spanja: Simon, Llorente, Martinez, Laportem Reguillon, Busquets, Koke, Soler, Fornals, Morata, Ferran Torres.