Sunday, November 24, 2024
HomeBotaZbulohet anxhenda e Angela Merkel në Tiranë

Zbulohet anxhenda e Angela Merkel në Tiranë

Më 14 shtator Kancelarja Angela Merkel do të takojë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin shqiptar Tiranë. Më parë ajo do të qëndrojë në Beograd.

Siç njoftoi zëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz, Kancelarja do të takojë në Beograd edhe përfaqësues të shoqërisë civile nga  gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në Tiranë, përveç kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ajo do të takojë në biseda biletarale edhe krerët e qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Tregu i Përbashkët Rajonal

E pyetur nga DW për pritshmëritë e kancelares në këtë udhëtim, zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina fietz, theksoi se Kancelarja do të bisedojë për Tregun e Përbashkët Rajonal.

Ajo kujtoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë zotuar në konferencën e tyre të fundit virtuale drejtuar nga kancelarja Merkel, më 5 korrik të këtij viti, se do të angazhohen për implementimin e saj.

Fietz tha se kjo do të jetë temë e bisedave, pa hyrë më tej në hollësi për qëndrimin e kancelares rreth nismës më të fundit të tre liderëve ballkanikë, Rama, Zaev, Vuçiq,  të quajtur Open Balkan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments