Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaÇitaku kritikon Qeverinë Kurti: SHBA nuk na ka borxh, duhet të tregohemi...

Çitaku kritikon Qeverinë Kurti: SHBA nuk na ka borxh, duhet të tregohemi të kujdesshëm

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku ka kritikuar Qeverinë derisa ka thënë se po i bën dëm vendit me mosemërimin e ambasadorëve.

Çitaku e ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin ka thënë se SHBA’të nuk i kanë borxh asgjë vendit, andaj duhet të tregohemi të kujdesshëm.

“Ne duhet ta kemi parasysh që pejsazhi politik në SHBA po ndryshon. Shumë prej kampionëve të çështjes për Kosovën nuk janë më në skenën politike. Koha nuk punon në favorin e Kosovës dhe ne në Kosovë duhet ta kemi të qartë se Amerika nuk ka ndonjë borxh të pafund ose të përjetshëm karshi nesh. Ne duhet të tregohemi proaktiv, duhet të tregohemi të kujdesshëm. Ne kemi abstenim total të Qeverisë në politikën e jashtme. Nuk janë vetëm SHBA’të, kemi shumicën e misioneve tona diplomatike pa titullar, pa ambasador”, ka theksuar ajo.

Çitaku ka thënë se mosemërimi i ambasadorëve është abstenim nga ushtrimi i një prej elementeve më të rëndësishme të vendit.

“Ky nuk është vetëm një mesazh që ne ia dërgojmë vetëm vendit pritës. Në diplomaci në momentin kur nuk dërgon ambasadorë, hapi i radhës është ngrirja e marrëdhënieve diplomatike. Ka mungesë totale të planifikimit dhe kapacitetit për të qeverisur. Ka muaj që është ditur, ambasadorëve në detyrë u është dërguar nota verbale për përfundimin e mandatit. Edhe nëse ne sot i kemi emrat, prapë ka një procedurë. Emrat duhet të kalojnë në procese të brendshme, në komisione parlamentare, pastaj duhet të dërgohen për marrjen e pajtimit në vendin pritës, pastaj është procedura e dorëzimit të kredencialeve, kjo merr muaj”, ka thënë ajo.

Tutje ajo është shprehur se mos pasja e një qëndrimi për marrëveshjen e Washingtonit dhe mosemërimi i ambasadorëve në vendet kryesore, mund ta dëmtojnë Kosovën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments