Saturday, October 19, 2024
HomeLajmeKosovaIsni Kilaj: Komuna e Malishevës me fshatrat e saj do të ketë...

Isni Kilaj: Komuna e Malishevës me fshatrat e saj do të ketë ujë 24 orë!

Kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, ka takuar sot drejtorin e ujësjellësit Rajonal “Radoniqi”, z. Ismet Ahmeti, me të cilin ka diskutuar për mundësinë e furnizimit me ujë të pijes për Malishevën.

 

Pas takimit, z. Kilaj e konfirmon se do të ketë ujë 24 orë për Malishevën dhe fshatrat e kësaj komune, duke cekur se “me kyçjen në rrjetin rajonal Radoniq, ky sistem do të bëhet 100% funksional për të gjitha fshatrat e Komunës”.

Postimi në rrjetin social i Isni Kilajt:

Malisheva do të ketë ujë 24 orë.
Ujin do ta sigurojmë nga Ujësjellësi Rajonal “Radoniqi”.
Sot e takova Drejtorin e Radoniqit Z. Ismet Ahmeti, për të diskutuar rreth projektit të Hidroregjionit Radoniqi që do t’i japë Malishevës ujë cilësor 24 orë.
Ne takim u informova që projekti i kompanisë për Malishevën, e ka marrë mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe do të filloj implementimin.
Me kyçjen në rrjetin rajonal Radoniq, ky sistem do të bëhet 100% funksional për të gjitha fshatrat e Komunës.
Për mua është prioritet uji për komunën tonë.
Komuna do ta mbështet Kompaninë Rajonale duke ndihmuar e kryer me kohë të gjitha detyrat sa i përket këtij projekti.
Sikurse edhe në të kaluarën, edhe tash e në të ardhmen ne besojmë dhe angazhohemi në bashkëpunimin ndërinstitucional e ndërkombëtar për t’i sjellë Malishevës sa më shumë investime e projekte për zhvillim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments