Boksieri shqiptar Robin Haxhi Krasniqi do zhvillojë rimetchin me Dominic Bosel për titullin e Kampionit të Botës.
Krasniqi e nokautoi Bosel me 10 tetor 2020 duke u shpallur kampion i Botës.
Ndërsa, muajin tjetër Krasniqi do luftojë që ta mbrojë këtë titull sërish ndaj gjermanit.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi konfirmoi ndeshjen e rikthimit me 9 tetor 2021.
“Përballja kthyese. 9 tetor”, shkroi ai.
Mbetet të shihet nëse sërish shqiptari do arrijë ta nokautojë Bosel.