Monday, November 25, 2024
HomeBotaDanimarkë: Disa migrantë duhet të punojnë për të marrë përfitime nga shteti

Danimarkë: Disa migrantë duhet të punojnë për të marrë përfitime nga shteti

Disa migrantëve në Danimarkë do t’iu kërkohet të punojnë 37 orë në javë në mënyrë që të marrin përfitime nga shteti.

Kjo kërkesë do të vlejë për ata persona që jetojnë nga përfitimet e shtetit për tre apo katër vjet dhe nuk kanë mësuar sa duhet gjuhën daneze.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, ka thënë se rregullat do të shënjestrojnë kryesisht gratë që nuk janë nga Perëndimi.

Sipas Qeverise daneze, gjashtë nga 10 gra nga Lindja e Mesme, Afrika Veriore dhe Turqia, nuk punojnë.

Danimarka ka ashpërsuar politikat e migrimit kohën e fundit.

Aktualisht ky vend ka disa prej rregullave më të ashpra në Evropë dhe synon të mos pranojë asnjë aplikacion për azil.

“Ne duam të prezantojmë një logjikë të re ku njerëzit kanë detyrim dhe kontribojnë, dhe nëse nuk mund të gjejnë një punë të rregullat, ata duhet të punojnë për të fituar përfitimet”, ka thënë Frederiksen.

Qeveria ka thënë se plani i ri është dizajnuar për t’iu ndihmuar migrantëve që të përfshihen në shoqërinë daneze, mirëpo disa besojnë se rregullat e reja janë të padrejta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments